Bota

Kryebashkiaku i Milanos: I kemi ofruar familjarëve të Berlusconit një shtëpi funerali

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

12 Qershor 2023, 12:38 Nga a.l
Kryebashkiaku i Milanos: I kemi ofruar familjarëve të Berlusconit
Guiseppe Sala

ITALI- Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala në margjinat e një eventi tha se i ka ofruar familjes së Silvio Berlusconit një shtëpi funerali ku do të kryhet ceremonia mortore e ish-kryeministrit, shkruajnë mediat italiane. 

“I ofrova” familjes së Berlusconit nëpërmjet Fedele Confalonieri Sala Alessi në Palazzo Marino për shtëpinë e funeralit, nëse ata do të donin. Por padyshim që këto janë gjëra që janë në vullnetin e familjes dhe mendoj se është absolutisht e drejtë nëse do ta donin”, kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, në margjinat e një eventi në Milano. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.  

 

vdes silvio berlusconi giuseppe sala

Sondazh

Poll