Bota

'Jemi të tronditur'/ Ambasada ruse në Itali reagon për vdekjen e Berlusconit: Burrë shteti! La gjurmë të thella në historinë e Italisë

Përmes një postimi në Twitter, ambasada vlerëson figurën e ish-kryeministrit si burrë shteti që ka lënë gjurmë në historinë e Italisë në botë dhe në marrëdhëniet italo-ruse. 

12 Qershor 2023, 12:52 Nga a.l
'Jemi të tronditur'/ Ambasada ruse në Itali reagon për
Silvio Berlusconi

ITALI- Ambasada ruse në Itali ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele. Përmes një postimi në Twitter, ambasada vlerëson figurën e ish-kryeministrit si burrë shteti që ka lënë gjurmë në historinë e Italisë në botë dhe në marrëdhëniet italo-ruse. 

"Jemi të tronditur nga lajmi i vdekjes së Silvio Berlusconit. Një burrë shteti i madh që la gjurmë të thella në historinë e Italisë, në botë dhe në marrëdhëniet italo-ruse. Një vizionar, një njeri me aftësi të mëdha dhe një zemër të madhe. Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve, popullit italian”, shkruan ambasada ruse në Itali në një postim në Twitter. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.    

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll