Bota

Lufta- Zelenskyy sulmon Putin: Edhe kafshët kanë më shumë moral se shteti rus

Tre persona u vranë dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm në rajonin juglindor të Ukrainës, i cili është shkatërruar nga përmbytjet katastrofike, pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë.

12 Qershor 2023, 09:16 Nga m.s
Lufta- Zelenskyy sulmon Putin: Edhe kafshët kanë më shumë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINE- Tre persona u vranë dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm në rajonin juglindor të Ukrainës, i cili është shkatërruar nga përmbytjet katastrofike, pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë. Zona është shkatërruar nga përmbytjet katastrofike përgjatë lumit Dnipro, pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë. 

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. Oleksandr Prokudin, guvernatori i emëruar nga Ukraina i rajonit Kherson, tha në televizionin ukrainas se forcat ruse "qëllimisht po përpiqeshin të pengonin përpjekjet e shpëtimit".

"Sot, terroristët hapën zjarr mbi tre varka që u përdorën për të shpëtuar 21 persona nga bregu lindor i përmbytur", tha Prokudin.

"Pothuajse të gjithë ishin të moshuar dhe njerëz me lëvizshmëri të kufizuar. Ushtarët rusë qëlluan mbi këta njerëz nga pas".

Mes viktimave ishin edhe dy oficerë të rendit. Grupi po evakuohej nga pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson në pjesët e kontrolluara nga Ukraina. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi incidentin, dhe përsëriti akuzat se Rusia ishte përgjegjëse për thyerjen e digës.

Forcat ruse, tha ai, tani po bombardonin banorët që kërkonin evakuim nga zonat e zhytura.

"Ata i kanë hedhur njerëzit qëllimisht në qytete dhe fshatra të përmbytura, dhe më pas varkat me granatime u përpoqën t'i evakuonin", tha Zelenskyy.

“Edhe kafshët kanë më shumë moral se shteti rus”.

Granatimet vijnë pasi forcat e Ukrainës thanë se kishin rimarë tre fshatra nga trupat ruse në juglindje të vendit, raporton "Sky News".

Fshatrat janë zonat e para të çliruara, që kur Ukraina nisi kundërsulmin e saj në fillim të kësaj jave. Një video e paverifikuar tregon ushtarët duke ngritur flamurin ukrainas, në një ndërtesë të bombarduar në fshatin Blahodatne në rajonin e Donetsk.

Videoja është publikuar nga Brigada e 68-të Jaeger e Ukrainës. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha më vonë në një deklaratë se forcat e Kievit kishin rimarrë edhe Makarivka, fshatin tjetër, duke përparuar midis 300m dhe 1500m në dy drejtime në frontin jugor.

Një njësi e mbrojtjes territoriale ukrainase postoi gjithashtu pamje të paverifikuara në Telegram, të ushtarëve të saj që mbanin flamurin e tyre në Neskuchne, fshati që kishte qenë më afër pozicioneve ukrainase në zonë.

Rusia dhe Ukraina njoftuan kthimin e afro 100 ushtarëve nga secila palë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, në një postim në Telegram, tha se 94 rusë ishin liruar pas negociatave dhe do të dërgoheshin në një institucion mjekësor për t'u ekzaminuar.

Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha se 95 anëtarë të shërbimit ukrainas ishin kthyer, duke përfshirë disa të plagosur. Ata përfshinin pjesëtarë të gardës kombëtare dhe rojeve kufitare.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll