Bota

Sërish protesta në veri të Kosovës/ Serbët mblidhen pranë komunave, pjesëmarrje e ulët

Pjesëmarrja deri tani është e ulët për shkak të motit me reshje shiu. 

12 Qershor 2023, 09:44 Nga a.l
Sërish protesta në veri të Kosovës/ Serbët mblidhen
Foto ilustruese

KOSOVË- Kanë nisur sërish protestat në veri të Kosovës. Serbët janë mbledhur para selive komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok për të protestuar kundër kryetarëve shqiptarë dhe Policisë së Kosovës.

Ata kërkojnë tërheqjen e tyre nga komunat. Pjesëmarrja deri tani është e ulët për shkak të motit me reshje shiu. 

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan vendodhjen dhe u vendosën prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty. Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll