12 Qershor 2023, 09:33
Nga a.l
Kim Jong Un
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është zotuar se do “t’ia mbajë dorën” presidentit rus Vladimir Putin dhe do të forcojë bashkëpunimin strategjik për qëllimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një vendi të fuqishëm, raportoi të hënën media shtetërore KCNA. Kim e bëri këtë premtim në një mesazh drejtuar Putinit në shënimin e Ditës Kombëtare të Rusisë, duke mbrojtur dhe përkrahur vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe duke shfaqur “mbështetje dhe solidaritet të plotë”.
“Drejtësia është e sigurt se do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t’i shtojë lavdi historisë së fitores”, tha Kim në mesazhin e tij.
Kim bëri thirrje për “bashkëpunim më të ngushtë strategjik” me Moskën, “në përputhje me dëshirën e përbashkët të popujve të dy vendeve për të përmbushur qëllimin e madh për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, shtoi ai.
Koreja e Veriut ka kërkuar të krijojë lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, duke fajësuar “politikën hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit”.
Muajt e fundit, shtete si Japonia kanë shprehur shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak rus, kinez dhe koreano-verior në Azi, duke theksuar se situata e sigurisë së Evropës nuk mund të shkëputet nga ajo në rajonin Indo-Paqësor pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do t’i ofrojë Koresë së Veriut ushqim në këmbim të armëve. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner.
Në muajin shkurt, ekspertët kanë paralajmëruar që ky shtet, i cili ka një prej regjimeve më autoritare në botë, është duke u përballur me krizë ushqimore për shkak të rënies së madhe të prodhimit – kryesisht për shkak të kushteve klimatike, kontrolleve strikte kufitare, dhe ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Imazhet satelitore nga autoritetet jugkoreane tregojnë se verikoreanët kanë prodhuar 180.000 tonë ushqim më pak më 2022, në krahasim me vitin 2021./REL
tensione në veri të kosovës
Bota
12 Qershor 2023, 09:25
a.l
Lodra
Një mega-operacion i zhvilluar së fundmi nga EUROPOL në bashkëpunim me 'Gurdia di Finanza' ka çuar në sekuestrimin e ...
Bota
12 Qershor 2023, 09:16
m.s
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINE- Tre persona u vranë dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm në rajonin juglindor të...
Bota
12 Qershor 2023, 09:18
a.l
Vrasje në SHBA
SHBA- Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një 14-vje&cced...
Bota
12 Qershor 2023, 09:18
A.B
Peshqit
SHBA- Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Teksas. Plazhuesit në zonën e Gjirit u përballën me një ...
Bota
12 Qershor 2023, 09:10
a.l
Peshk
SHBA- Një fenomen i pazakontëështë raportuar në Teksas. Mijëra peshq të ngrodhur kanë dalë në bregu...
Bota
12 Qershor 2023, 08:42
a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Koalicioni URA i Dritan Abazoviç i cili mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare thotë se do të jen...
Bota
12 Qershor 2023, 08:39
a.l
Foto ilustruese
KOSOVË- 24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta e...
Bota
12 Qershor 2023, 08:31
Alex dhe George Soros
SHBA- Filantropisti miliarder amerikan George Soros, i ka dorëzuar drejtimin e perandorisë së tij financiare dhe bami...
Bota
12 Qershor 2023, 08:30
a.l
Foto ilustruese
AUSTRALI- Një aksident tragjik është raportuar në Australi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur Wine C...
Bota
12 Qershor 2023, 08:31
A.B
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka ende qëllim që të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë 2024 për Partin...