Bota

Fenomen i pazakontë në Teksas/ Mijëra peshq të ngordhur dalin në bregun e detit, rrezik për banorët

Shumica e peshqve të ngordhur ishin menhaden, një peshk i vogël që përdoret shpesh për karrem.

12 Qershor 2023, 09:10 Nga a.l
Fenomen i pazakontë në Teksas/ Mijëra peshq të ngordhur
Peshk

SHBA- Një fenomen i pazakontëështë raportuar në Teksas. Mijëra peshq të ngrodhur kanë dalë në bregun e detit pranë Hjustonit. Sipas, departamentit të parqeve për Qarkun Quintana Beach peshqit dyshohet se kanë ngordhur nga nivelet e ulëta të oksigjenit në ujë, të shkaktuara nga temperaturat në rritje të verës, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kur temperatura e ujit rritet mbi 70 gradë Fahrenheit, bëhet e vështirë për menhaden të marrë oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar. Ujërat e cekët ngrohen më shpejt se më thellë, kështu që nëse një shkollë menhaden bllokohet në cekëta ndërsa uji fillon të ngrohet, peshqit do të fillojnë të vuajnë nga hipoksia”, thuhet në postim. 

Shumica e peshqve të ngordhur ishin menhaden, një peshk i vogël që përdoret shpesh për karrem.

teksas

Sondazh

Poll