Aktualitet

Plazhi i Orikumit i betonizuar, pushuesit dhe banorët të shqetësuar: S’ka as energji (VIDEO)

Pushuesit, por dhe banorët vendas shprehen se investimet janë përqendruar në Vlorë, duke lënë pas dore plazhet e tjera të kësaj bashkie

11 Qershor 2023, 15:28 Nga m.s
Plazhi i Orikumit i betonizuar, pushuesit dhe banorët të
plazhi i Orikumit

ORIKUM- Teksa ka nisur sezoni veror dhe pak ditë na ndajnë nga fluksi i pushuesve, në Orikum situata është shpqetësuese sipas vendasve.

Ata thonë se plazhet janë pa pastruar, të betonizuar dhe ende të papërcaktuar hapësirat publike dhe ato private. Por duket se këto shqetësime i ndjejnë edhe turistët.

Pushuesit kanë rrëfyer për “Syri Tv” se plazhet kanë probleme, si mungesë pastrimi apo dhe betonizim i tepërt. Jo vetëm kaq, por mungesa e energjisë ndikon edhe tek bizneset.

Operatorët turistikë tregojnë se fluksi kryesor i turistëve për këtë vit është nga Italia, por dhe vende të tjera të Europës. Pushuesit, por dhe banorët vendas shprehen se investimet janë përqendruar në Vlorë, duke lënë pas dore plazhet e tjera të kësaj bashkie.

plazhi i orikumit vlore mungese energjie

Sondazh

Poll