Bota

'Shmang' tensionet në veri/ Kurti në rreshtin e parë të paradës së LGBTQI+, REAGIMET: Shyqyr bëri një punë të hajrit (FOTO)

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se në Paradën e djeshme të pranishmit kanë bërë thirrje për liri dhe barazi të shoqërisë.

11 Qershor 2023, 16:56 Nga a.l
'Shmang' tensionet në veri/ Kurti në rreshtin e parë
Albin Kurti

KOSOVË- Gjatë ditës së djeshme datë 10 qershor në Kosovë është organizuar Parada e Krenarisë në mbështetje të komunitetit LGBTQI+. I pranishëm në këtë organizim vjetor, për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili i është bashkuar grupit të aktivistëve dhe përfaqësuesve të organizatave. Ai është shfaqur në rreshtin e parë të paradës, teksa në dorë së bashku me turmën mban pankartën me një mbishkrim në mbështetje të komunitetit "T'du qashtu qysh je'. 

“Për komunitetin LGBTI, shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe të mësojë për ta. Me këtë rast, unë shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve që përjetojnë ky komunitet. Ju e dëgjuat se si në mënyrë krenare bënë thirrje për barazi e liri, e aty ku thërrasin për barazi e liri jam edhe unë si kryeministër, sepse Republika jonë ndryshe s’ka kuptim”, tha Kurti. 

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se në Paradën e djeshme të pranishmit kanë bërë thirrje për liri dhe barazi të shoqërisë. Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që përjetojnë anëtarët e këtij komuniteti, janë të papranueshme. Ndërsa shtoi se shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojë dhe të mësojnë për ta.

“Pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë” sot bënë thirrje publike për barazi dhe liri. Janë të papranueshme kërcënimet, abuzimet dhe diskriminimet që i përjetojnë pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA+. Shoqëria dhe shteti duhet t’i mbrojnë dhe duhet të mësojnë për ta. Të gjithë së bashku duhet të besojmë në të drejtat e njeriut, në dinjitetin dhe integritetin e çdokujt. Njerëzit duhet t’i pranojmë, respektojmë dhe duam ashtu qysh janë”, ka shkruar Kurti.

Përveç Kurtit, në Paradën e Krenarisë morën pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama me bashkëshorten e tij, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila.

REAGIMET për pjesëmarrjen e Kurtit në paradën e Krenarisë

Dalja për herë të parë e kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Paradën e Krenarisë ka nxitur mjaft reagime. Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci shkruan: Prej sot, kush osht kundër LGBT osht kundër Albin Kurtit

Analistja Zana Avdiu ka shkruar se më në fund kryeministri Kurti e bëri një punë të mirë.

“Albini i paska pri Paradës së Krenarisë, sot. Shyqyr, një pune te hajrit e bani”, ka shkruar Avdiu.

Ndërkaq, analisti Agon Maliqi ka thënë se nga një veprim i tillë i Kurtit, militanti mesatar do të përjetoj një kushllus të madh emocional, por thotë se ndoshta një pjesë edhe edukohen pak.

“Mospajtimet e thella anash, lajm i mirë dalja e parë e Kurtit në paradën e krenarisë, si vazhdimësi e një standardi tashmë të vendosur prej prijësve të shtetit. Militanti mesatar përjeton kushllus të madh emocional, por një pjesë e vogël ndoshta edhe edukohet pak”, ka shkruar Maliqi.

Mirëpo, për këtë ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Gramoz Agusholli, i cili ka votuar kundër kodit civil. Ai ka bërë një reagim në profilin e tij, duke shkruar “Përgjithmonë familja. Shnosh”. 

albin kurti

Sondazh

Poll