Bota

Arrestohet ish-kryeministrja skoceze/ Nicola Sturgeon në hetim rreth financave të SNP

Një zëdhënës i Sturgeon konfirmoi se ajo po bashkëpunonte me hetimin.

11 Qershor 2023, 16:34 Nga f.i
Arrestohet ish-kryeministrja skoceze/ Nicola Sturgeon në hetim rreth
Nicola Sturgeon

SKOCI-  Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon është arrestuar në lidhje me hetimin në vazhdim për financimin dhe financat e SNP-së. BBC raporton se policia konfirmoi se një grua 52-vjeçare është arrestuar si e dyshuar dhe po merret në pyetje nga detektivët.

Ndërkohë një zëdhënës i Sturgeon konfirmoi se ajo po bashkëpunonte me hetimin. Arrestimi i saj vjen pas ndalimeve të ekonomistit të partisë Colin Beattie dhe ish-shefit ekzekutiv të partisë Peter Murrell, gjithashtu bashkëshorti i Sturgeon të cilët të dy u liruan më pas pa akuza.

Më 5 prill, oficerët kontrolluan shtëpinë e Sturgeon dhe selinë e partisë në Edinburg. Nicola Sturgeon shërbeu si ministrja e parë e Skocisë për tetë vjet. Sturgeon dha dorëheqjen më 15 shkurt.

nicola sturgeon

Sondazh

Poll