Bota

Procesi zgjedhor në Mal të Zi/ Pjesëmarrje e ulët e votuesve, deri në orën 16:00 votojnë 39.16% e qytetarëve

Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI)deri në orën 16:00 pjesëmarrja ishte 39.16 për qind.

11 Qershor 2023, 16:25 Nga a.l
Procesi zgjedhor në Mal të Zi/ Pjesëmarrje e ulët e
Foto ilustruese

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI)deri në orën 16:00 pjesëmarrja ishte 39.16 për qind.

“Në nivel të rajonit qendror pjesëmarrja është 39,96 për qind, në rajonin verior pjesëmarrja është: 41,36 për qind dhe në atë jugor dalja është: 32,47 për qind", thuhet në njoftim. 

Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.    

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll