Bota

Situata në veri/ Zëdhënësja e LDK-së: Kurti të reflektojë, liria dhe siguria jonë varen nga aleancat me SHBA, BE e NATO

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse sipas saj liria dhe siguria e vendit varen nga partneriti me Amerikën, BE-në dhe NATO-n.

11 Qershor 2023, 15:34 Nga a.l
Situata në veri/ Zëdhënësja e LDK-së: Kurti të
Sibel Halimi

KOSOVË-  Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi në 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse sipas saj liria dhe siguria e vendit varen nga partneriti me Amerikën, BE-në dhe NATO-n.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

sibel halimi

Sondazh

Poll