Bota

Netanjahu: Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin

Kryeministri e shprehu këtë qëndrim, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se nuk do të ishte kundër arritjes së një marrëveshjeje me perëndimin.

11 Qershor 2023, 15:19 Nga a.l
Netanjahu: Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaron se Izraeli nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin. 

"Unë theksova sërish se asnjë marrëveshje me Iranin nuk do ta detyrojë Izraelin. Me ose pa marrëveshje, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin e Izraelit. Kthimi në marrëveshjen bërthamore me Iranin nuk do të ndalojë programin bërthamor iranian dhe vetëm do ta lejojë Iranin të dërgojë para për organizatat terroriste nën sponsorizimin e tij në Lindjen e Mesme dhe rreth kufijve të Izraelit”, shtoi ai.  

Kryeministri e shprehu këtë qëndrim, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se nuk do të ishte kundër arritjes së një marrëveshjeje me perëndimin, shkruajnë mediat e huaja. 

Irani dhe perëndimi patën arritur një marrëveshje në vitin 2015, por tre vjet më vonë presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump doli nga pakti dhe rivendosi sanksionet që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Iranit.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll