VIDEO- 'Ndotja akustike' në Durrës! Vendosën muzikë të lartë në lokale, procedohen pronarët
Gjatë kontrolleve janë konstatuar 2 raste të tjera të subjekteve (lokale), pronarët e të cilave u proceduan penalisht, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët, duke vënë muzikë të lartë, në ambientet e këtyre lokaleve.
11 Qershor 2023, 12:09Nga A.B
Policia
DURRËS- Policia ka kryer kontrolle intensive gjatë fundjavës, për parandalimin e ndotjes akustike. Gjatë kontrolleve janë konstatuar 2 raste të tjera të subjekteve (lokale), pronarët e të cilave u proceduan penalisht, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët, duke vënë muzikë të lartë, në ambientet e këtyre lokaleve.
Po ashtu, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën. Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë, për veprën penale "Prishja e qetesisë publike", për shtetasit O. D., 36 vjeç dhe Sh. K., 55 vjeç, të dy banues në Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrolle intensive gjatë fundjavës, për parandalimin e ndotjes akustike. Konstatohen 2 raste të tjera të subjekteve (lokale), pronarët e të cilave u proceduan penalisht, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët, duke vënë muzikë të lartë, në ambientet e këtyre lokaleve. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjatë kontrolleve në disa lokale në zona të ndryshme të qarkut, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat pronarët e këtyre lokaleve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprën penale "Prishja e qetesisë publike", për shtetasit O. D., 36 vjeç dhe Sh. K., 55 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.