Aktualitet

'Më vodhi varësen me dhunë'/ Turistja franceze grabitet në ish-Bllok, denoncon të riun shqiptar: Tentoi edhe të më puthte

Autori në fjalë është vënë pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë varësen e saj.

11 Qershor 2023, 12:14 Nga a,b
'Më vodhi varësen me dhunë'/ Turistja franceze grabitet
Lokal

TIRANË- Një turiste franceze ka denoncuar një të riu shqiptar në një nga komisariatet e kryeqytetit. 'Balkanweb' raporton se e reja ka akuzuar shqiptarin se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur edhe varësen.

Autori në fjalë është vënë pranga pas denoncimit të turistes franceze ndërsa kjo e fundit ka marrë varësen e saj.

Mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja, turistja shqiptare dhe i dashuri i saj kishin dalë në një klub nate në zonën e ish Bllokut. Pasi janë njohur me dy shqiptarë, i kanë kërkuar atyre që t’i shoqërojnë për në banesën që kishin marrë  me qira. Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

Mirëpo, mesa duket kjo i kushtoi rëndë të riut shqiptar./Dosja.al

turistja franceze

Sondazh

Poll