“Kap ç’a të kapësh”, Rama vjedh shprehjen e bankierit të vrarë Artan Santo, i ndjeri stampoi bluza nga fiksimi me KÇ
9 Tetor 2019, 14:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend se ka ardhur koha për nismë special KÇK (kap ç’a të kapësh) për të fortët që dalin nga burgu dhe shkojnë në bllok me makina.
Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh se duhet të ngrihet ‘steka’ dhe të priten të gjitha fijet e krimit, pasi sipas kryeministrit ata që ndodhen në burg e bëjnë të gjithë Hollivudin që ndodh jashtë.
Por ku është huazuar shprehja KÇK (kap ç’a të kapësh)?
Dosja.alka mësuar se kjo shprehje është huazuar nga i ndjeri Artan Santo, bankieri që u ekzekutua në një atentat mafioz në vitin 2014 nga disa persona ende të paidentifikuar.
Santo ishte njëherazi bashkëpronar i kompanisë mediaktike ‘Fokus Grup’, dhe përdorte gjithmonë shprehjen ‘kap ç’a t’kapësh’ mes miqve të tij. Madje bankieri që u vra barbarisht në një pritë para zyrave të tij në Bankën Credins, në qendër të ish- bllokut në kryeqytet, kishte arritur të bënte edhe bluza që mbanin të stampuar shprehjen që përdori kryeministri sot në foltoren e Kuvendit, shkurt KÇK.
Ngjarja e bujshme e ndodhur më 26 Qershor 2014 ka mbetur akoma në dosjet e Hetimit policor, pa asnjë autor.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI– Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se se ka vjedhur bizhuteri dhe para në banesën luksoze. 30-vjeçarja shqiptare pun...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Sallianji, ka publikuar sot disa dokumente, të cilat sipas tij janë fakte të reja për falsifikimin e zëri...
FIER– Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ishte dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik heroine.Falë informacioneve nga qytetarët, Policia...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Elvis Gaçajt, i njohur ndryshe edhe si ‘Gabeli’ i Klanit Duka. Policia njofton se bash...
SHKODËR– Zbulohet shkaku i helmimit të 61 nxënësve në Shkollën e bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë.Sipas analizave të bëra nga Drejtoria e Shëndetit Publi...
TIRANË- Minsitira e Drejtësisë ka ngatërruar gjykatat dhe ka dërguar informacionet e dosjes “Babale” tek Gjykat Civile.Sipas procedurës Minisitra duhet të ...
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore është nxehur keqazi me kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit po fliste në foltore.Teksa Rama po shkëmbente batuta m...