Bota

Shkatërrimi i digës/ Përmbytjet shkaktojnë 35 të zhdukur, mes tyre 7 fëmijë

Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko tha se 77 qytete dhe fshatra ishin përmbytur në rajonet jugore të Kherson dhe Mykolaiv

11 Qershor 2023, 15:02 Nga f.i
Shkatërrimi i digës/ Përmbytjet shkaktojnë 35 të
përmbytjet

UKRAINË- Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se 35 persona, mes tyre 7 fëmijë, janë zhdukur në rajonin Kherson pas përmbytjeve të shkaktuara nga shembja e digës Kakhovka, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko tha se 77 qytete dhe fshatra ishin përmbytur në rajonet jugore të Kherson dhe Mykolaiv. Klymenko tha se në rajonin Kherson 35 njerëz ishin të zhdukur, duke përfshirë shtatë fëmijë.

Si pasojë e përmbytjes, pesë persona humbën jetën në rajonin e Khersonit dhe një person vdiq në rajonin e Mykolaiv.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll