Bota

Moti i keq në Pakistan, humbin jetën 27 persona, mes tyre 8 fëmijë

Më shumë se 140 persona u plagosën.

11 Qershor 2023, 14:17 Nga a.l
Moti i keq në Pakistan, humbin jetën 27 persona, mes tyre 8
Pakistan

PAKISTAN- Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.

“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën. 15 njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç. Më shumë se 140 persona u plagosën./ REL

moti i keq ne pakistan

Sondazh

Poll