Masakra në Velipojë! Arrestimi i njërit prej autorëve në Itali, Policia: Dyli fshihej në Rimini, do ekstradohet në Tiranë
Elmidin Dyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të njërit prej autorëve të Masakrës së Velipojës, Elmilind Dyli. Ky person, u arrestua në Itali, në zonën e Riminit, aty ku fshihej prej disa kohësh.
Policia e Riminit, organizoi operacionin policor të koduar “Rimini”, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht. Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i Dylit, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Vijon bashkëpunimi i suksesshëm më partnerët, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Falë inteligjencës policore, bashkëpunimit të ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Romën, u finalizua nga Policia italiane, operacioni policor i koduar “Rimini”. Strukturat e Policisë së Shtetit, prej disa ditësh, kishin siguruar informacion se në zonën e Riminit fshihej një shtetas i kërkuar për vrasje. Interpol Tirana bashkëpunoi ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me homologët e Interpol Romës, për shkëmbimin në kohë reale të këtij informacioni.
Policia e Riminit, bazuar në këto informacione, organizoi operacionin policor të koduar “Rimini”, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht, autor të dyshuar për vrasje. Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar E. D., i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Shtetasi E. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas. Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.
SI NDODHI MASAKRA NË VELIPOJË?
Ngjarja ndodhi më 27 Qershor 2021. Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.
Sondazh
PËRMES FOTOVE- Ja si është shkrumbuar totalisht nga flakët lokali i Noziy-t
Lokali DURRËS- Këto janë pamjet nga lokali i reperit Noizy në zonën e Currilave i cili u përfshi nga flakët në or&e...
Kontrolle nga toka dhe ajri! Asgjësohen nëpërmjet djegies 583 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, shpallet në kërkim autori (EMRI)
Lenda narkotike SHKODËR- Ndue Gjeçaj shpallet në kërkim. Në kuadër të operacionit policor antikanabis &ldqu...
Kontrollet nga Policia Kufitare në Vlorë! Bllokohen 3 mjete lundruese, 2 Jet ski dhe 1 gomone, gjobiten drejtuesit (PAMJET)
Policia VLORË- Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete lundruese, prej tyre 2 mjet...
Muzikë e lartë në lokale dhe studio muzikore! Policia heton 7 persona në Tiranë
Ambientet TIRANË- Policia ka vënë në hetim 7 persona, pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike duke shqetësua...
U aksidentua në autostradë, ndërron jetë në spitalin e Kosovës gruaja shqiptare
Ambulance KOSOVË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Kosovës një grua nga Shqipëria, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor n...
'Ka dëme materiale'/ Zjarri në lokalin e Noizy-t, Policia nis hetimet, s'dihet nëse ngjarja ishte aksidentale
Lokali DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu një natë më parë lo...
VIDEO/ Operacioni 'Tuneli'- Shiste lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër
Policia GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Gjirokastër. Personi me iniciale...
Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër
Foto ilustruese TIRANË- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 2...
Përfshihet nga flakët lokali i Noizy-t në Durrës, tymi mbulon zonën (PAMJET)
Noizy DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rig...
Këmbimi valutor për sot! Euro në pikiatë, dollari shitet me 99 lekë, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? (GRAFIKU)
Euro TIRANË- Këmbimi valutor për ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet m...

