11 Qershor 2023, 10:47
Nga a,b
Lenda narkotike
SHKODËR- Ndue Gjeçaj shpallet në kërkim. Në kuadër të operacionit policor antikanabis “Mnela” zbulohet një parcelë në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Policia ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës/Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Mnela”.
Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Mnelë e Vogël dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre fidanëve. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, për shpërdorim të detyrës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri, me dronë të Policisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mnela”, kanë konstatuar në fshatin Mnelë e Vogël, 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të këtij rasti kultivimi, konkretisht të shtetasit N. Gj., banues në Lezhë. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Gj., kryeplak i fshatit Mnelë e Vogël, Vau i Dejës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
ndue gjecaj
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:21
A.B
Policia
VLORË- Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete lundruese, prej tyre 2 mjet...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:06
A.B
Ambientet
TIRANË- Policia ka vënë në hetim 7 persona, pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike duke shqetësua...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 10:05
A.B
Ambulance
KOSOVË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Kosovës një grua nga Shqipëria, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor n...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:37
A.B
Lokali
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu një natë më parë lo...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:28
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Gjirokastër. Personi me iniciale...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 09:09
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 2...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 08:41
A.B
Noizy
DURRËS- Përfshihet nga flakët lokali 'Zins' në qytetin bregdetar. Biznesi në pronësi të reperit të njohur Rig...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 08:14
A.B
Euro
TIRANË- Këmbimi valutor për ditën e sotme. Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet m...
Aktualitet
11 Qershor 2023, 07:33
A.B
Resje
TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje dhe rrebeshe të...
Aktualitet
10 Qershor 2023, 22:05
k.m.
Foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë tip “Benz” &eum...