Bota

Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, deri në orën 9:00 kanë ushtruar të drejtën e votës 5.8 % i votuesve

Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën nëntë kanë votuar 5.8 për qind e votuesve të regjistruar. 

11 Qershor 2023, 10:09 Nga a.l
Vijon procesi zgjedhor në Mal të Zi, deri në orën 9:00
Votimi në Mal të Zi

MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën nëntë kanë votuar 5.8 për qind e votuesve të regjistruar. 

Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, pjesëmarrja me nëntë ishte 6.6 për qind. Sipas të dhënave të CDT, pjesëmarrja para orës nëntë është 5.4 për qind.

Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.  

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll