Bota

Spanja dhe Polonia tërhiqen nga stërvitja e përbashkët ushtarake

Kjo nuk është hera e parë që stërvitja e Anadollit Phoenix ka krijuar polemika diplomatike. 

11 Qershor 2023, 10:28 Nga a.l
Spanja dhe Polonia tërhiqen nga stërvitja e përbashkët
Stërvitja ushtarake

SPANJË- Spanja dhe Polonia janë tërhequr nga stërvitjet ushtarake ku do të përfsheshin njësi nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC). Stërvitja “Anatolian Phoenix” mbahet nga Turqia dy herë në vit.

Kjo nuk është hera e parë që stërvitja e Anadollit Phoenix ka krijuar polemika diplomatike. Në vitet e mëparshme, Greqia ka kundërshtuar pjesëmarrjen e vendeve anëtare aleate të NATO-s në stërvitjet ushtarake për shkak të përfshirjes së Qipros Veriore, shkruajnë mediat e huaja. 

Qiproja Veriore nuk njihet ndërkombëtarisht si një shtet legjitim nga asnjë vend tjetër përveç Turqisë. Qiproja Veriore shpalli pavarësinë në 1983, pas pushtimit turk të Qipros në 1974. 

spanje

Sondazh

Poll