Aktualitet

Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë/ Arrestohet në një hotel në Itali i shpalluri në kërkim (EMRI)

Mësohet se i arrestuari është Elmilind Dyli.

10 Qershor 2023, 18:16 Nga k.m.
Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë/
Foto ilustruese

ITALI- Mëngjesin e 9 qershorit, Policia e Riminit ekzekutoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar ndaj një shtetasi me kombësi shqiptare. I riu, me banim me anëtarë të tjerë të familjes në provincën e Rimini, u gjurmua nga Policia italiane dhe u vendos në pranga pasi akuzohet për masakrën e Velipojës. Mësohet se i arrestuari është Elmilind Dyli.

Deri më tani dihet se nga Policia shqiptare, të shpallurit në kërkim për ngjarjen janë: Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besar Ferracaku, të cilët mendohen të kenë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në ngjarje. Nga ta nuk dihet se cili është vendosur në pranga në Itali.

Si ndodhi masakra e Velipojës?

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli (ky i fundit i arrestuar sot nga Policia italiane).

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

masakra e velipojes elmilind dyli

Sondazh

Poll