Aktualitet

Në Shqipëri kërkohej për vrasjen në Velipojë! Dyli punonte kamarier në Itali, 19-vjeçari tentoi të niste jetë të re, paraqiti edhe kërkesë

Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.

11 Qershor 2023, 12:00 Nga A.B
Në Shqipëri kërkohej për vrasjen në Velipojë! Dyli
Policia italiane

TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të Elmilind Dylit në Itali. Mediat italiane kanë zbuluar se 19-vjeçari punonte si kamarier në një hotel në Misano, ndërkohë që për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për përfshirjen në masakrën e Velipojës.

Pasi u largua nga Shqipëria, Dyli kishte gjetur mikpritjen me disa familjarë me banim në provincën e Rimini dhe këtu ishte përpjekur të niste një jetë të re, duke paraqitur edhe një kërkesë për marrjen e lejes së qëndrimit. Kërkesa u shqyrtua dhe u rrëzua nga komisioni territorial përgjegjës për këtë çështje. 

Për disa kohë, 19-vjeçari kishte humbur çdo gjurmë, deri në përdorimin e sistemit të alarmit të vendosur në strukturën ku ai qëndronte. Agjentët e policisë italiane më pas bënë arrestimin e më tej shoqërimin e të riut shqiptar në në burgun 'Casetti'.

Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.

SI NDODHI MASAKRA NË VELIPOJË?

Ngjarja ndodhi më 27 Qershor 2021. Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

elmilind dyli masakra e velipojes

Sondazh

Poll