Bota

Mbahet parada e krenarisë në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë paradës se shteti dhe shoqëria duhet të mësoj për këtë komunitet dhe të krijoj kushte për mbrojtjen e tij.

10 Qershor 2023, 22:32 Nga k.m.
Mbahet parada e krenarisë në Prishtinë
Foto ilustruese

Të shtunën në Prishtinë u mbajt parada e shtatë e krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT. Përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë thonë se këtë vit java e krenarisë në tërësi i përkushtohet shëndetit mendor të kësaj kategorie të shoqërisë.

Motoja, thonë ata, synon të përçojë mesazhin e mbështetjes së të gjithë atyre që “po përballen me sfidat e stresit, ankthit dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja”.

Qindra veta morrën pjesë sot në parakalimin në qendër të kryeqytetit i cili u përmbyll me një koncert.

Lendi Mustafa nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti, CEL, tha se nga viti në vit mbështetja për këtë paradë po rritet.

“Më shumë se kurrë diversiteti në Kosovë po përqafohet, më shumë se kurrë personat LGBTI janë duke dalë hapur e duke ju bashkëngjitur paradës dhe përfundimisht më shumë se kurrë jemi duke pasur aleatë në lidhje me të drejtat e komunitetit”, tha ai.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT në vazhdimësi tërheqin vërejtjen se përkundër që kuadri ligjor ofron garanci për të drejtat e këtij komuniteti, pjestarët e tij ende janë të detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria./VOA

prishtine parada e krenarise ne prishtine

Sondazh

Poll