Bota

Gjermania cakton shtesa për inflacion, përfiton edhe Scholz dhe ministrat e tij! Por përballen me kritika

Sipas gazetës BILD, kompensimi do të arrijë në 3 mijë euro.

10 Qershor 2023, 22:30 Nga k.m.
Gjermania cakton shtesa për inflacion, përfiton edhe Scholz dhe
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e qeverisë federale do të jenë në mesin e punonjësve të sektorit publik që do të marrin një "ndihmë inflacioni" prej 3,000 euro. Lajmin e zbulon gazeta BILD, duke cituar një projektligj nga ministria e brendshme.

Rreth 2.5 milionë punëtorë në ndërmarrjet federale, shtetërore dhe komunale do të marrin një kompensim pa taksa prej 3,000 € për të kompensuar rritjen e mallrave dhe shërbimeve për shkak të inflacionit të lartë. Dispozita parashikohet nga kontrata kolektive e punës. Punonjësit e sektorit më të gjerë publik do të marrin 1200 € shtesë në qershor dhe 220 € çdo muaj nga korriku deri në shkurt.

Për rrjedhojë, pensionistët e shtetit do të përfitojnë kompensim sipas përqindjes së pagës së fundit që marrin. Përqindja maksimale është 71.5% dhe për këtë arsye ata do të marrin një shtesë prej 2152.50 euro.

Por sipas BILD, një projektligj i ministrisë së brendshme tani përcakton që edhe kancelari Olaf Solz dhe ministrat e qeverisë federale kanë të drejtën e marrjes së tarifës shtesë.

Kritikat po vijnë tashmë nga Unioni i Tatimpaguesve.

 Nuk ka ende një buxhet federal për vitin 2024, sepse nuk mund të ketë shkurtime dhe ministrat marrin një kompensim inflacioni? Mesazh krejtësisht i gabuar! Kancelari dhe ministrat duhet të japin një shembull të mirë dhe të heqin dorë nga një kompensim i tillë”,- tha presidenti i Unionit Rainer Holznagel për gazetën.

Për Bild, Ministria e Brendshme theksoi se projektligji është ende në fazën paraprake të përpunimit.

olaf scholz gjermani

Sondazh

Poll