Aktualitet

Sherr mes dy të miturve tek "5 maji", njëri prej tyre përfundon në spital, 14-vjeçari e sulmoi me elektroshok

Dy prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa njëri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

10 Qershor 2023, 19:30 Nga k.m.
Sherr mes dy të miturve tek "5 maji", njëri prej tyre
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të mitur, 14 vjeç, janë përfshirë në një konflikt në zonën "5 maji" në Tiranë, ky njëri ka sulmuar tjetrin me pajisje elektroshok. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orë 19.20. Bëhet me dije se njëri prej tyre janë shoqëruar në komisariat, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Policia e Shtetit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën "5 Maji", janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll