Sport

Kapiteni Gundogan, bamirësi me ushqime dhe pije para finales së Champions League

Kapiteni i Manchester Cityt, gjermani Ilkay Gundogan dëshiron, që njerëzit në nevojë të organizate bamirëse, ta shijojnë finalen e Champions League me ushqime dhe pije turke.

10 Qershor 2023, 17:27 Nga DOSJA

Kapiteni Gundogan, bamirësi me ushqime dhe pije para finales së

TURQI - Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan i Man.Cityt, do të luftojë mbrëmjen e së shtunës kundër Interit,  për të fituar trofeun e lakmuar të Champions League (21:00).

Nata e madhe e futbollit, që kanë pritur tifozët e futbollit është në prag dhe kapiteni i Manchester City dëshiron ta bëjë atë sa më të mirë për botën ‘Citizens’.

Prandaj ai do të ofrojë ushqim dhe pije për 115 persona, që janë nën kujdesin e një organizate bamirësie, të cilët do të kenë mundësi për ta shijuar sa më shumë këtë festë futbolli.

Nuk është hera e parë që gjermani tregon mbështetjen e tij për këta persona në veprim, por në të kaluarën, ai ka kaluar dy ditëlindje, duke i vizituar dhe duke u dhënë dhurata njerëve në nevojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll