Sport

'Vikingu' Haaland: "Jam këtu për të arritur diçka, që City nuk e ka bërë kurrë më parë"

Erling Haaland ka theksuar përpara finales së Champions League me Interin, se qëllimi i tij është të ndihmojë skuadrën të arrijë diçka që nuk e ka arritur ende, që është të fitojë trofeun e kompeticionit më të lartë.

10 Qershor 2023, 17:06 Nga DOSJA

'Vikingu' Haaland: "Jam këtu për të arritur

TURQI - Erling Haaland, me 52 gola në 52 ndeshje këtë sezon, është një nga pengesat dhe problemet më të mëdha që Interi do të duhet të kapërcejë nëse dëshiron të kurorëzohet kampion i Europës në fund të natës.

Duke folur përpara finales së Champions League (21:00), ylli norvegjez këmbënguli se synimi i tij është të ndihmojë Manchester Cityn të arrijë diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë.

"Ju e thoni vetë dhe është e vërtetë: City e fitoi Premier League pa mua, fitoi çdo trofe pa mua. Unë jam këtu për të provuar të bëj diçka, që klubi nuk e ka bërë kurrë më parë dhe do të bëj më të mirën. Sigurisht që ndihem nën presion, do të gënjeja nëse do të thoja që nuk e ndjeja.

Unë nuk lexoj asgjë, sepse mendoj se do të çmendesha nëse lexoja gjithçka që ata shkruajnë”,- tha Haaland, duke shtuar: “Nuk e prisja të shënoja kaq shumë gola, por humba shumë raste, kështu që mund të kisha shënuar më shumë. Kjo është e vërteta”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll