Politike

‘Zgjedhorja’/ Palët ulen nesër sërish në tryezë, Gjiknuri i dërgon ftesë PD-së

9 Tetor 2019, 12:36 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’/ Palët ulen nesër sërish në

TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme.

Gjiknuri i ka dërguar një ftesë përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kasos, i cili ishte i pranishëm edhe në tryezën e shkuar të organizuar nga ambasadori i OSBE-së.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga opozita edhe herën e shkuar, Kaso dhe Oerd Bylykbashi kërkuan një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore.

Ata propozuan që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Pasi bënë propozimin e tyre, përfaqësuesit ligjore u larguan nga takimi.

Jashtë ata u shpreh për mediat se politikanët e përfshirë në hetimet e dosjeve 339 dhe 184, të akuzuar për shitblerje votash, duhet të dënohen, duke mos kursyer as ish-ministrin Gjiknuri. 

Vetë Gjiknuri është shprehur se nëse pengesa e opozitës për të marrë pjesë në tryezë ka qënë ai, atëherë ai është i gatshëm që të largohet nga posti i bashkëkryetarit të Komisionit. Megjithatë Gjiknuri gjithashtu ka saktësuar se për largimin e tij duhet edhe miratimi i kryeministrit Edi Rama

Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Theksojmë se kjo reformë ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri ivi kaso tryeza e osbe per reformen zgjedhore damian gjiknuri ivi kaso tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll