Politike

Gjuzi ‘kërcënon’ Gramoz Ruçin: Më lër të flas, ndryshe ankohem në Vienë, partia jote më vrau gjyshin (VD)

9 Tetor 2019, 12:06 Nga DOSJA
Gjuzi ‘kërcënon’ Gramoz Ruçin: Më lër

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka shprehur gjithë “mllefin” e tij kundër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili nuk e lejoi të replikonte me kryeministrin Edi Rama. 

Në fjalën e tij Gjuzi i  kërkoi Ruçit që t’i japë fjalën sa herë që ta kërkojë ndryshe do të fliste për të tek ndërkombëtarët. 

“Pse nuk do që të replikoj me kryemionistin? Na le more zotëri. Ai më thotë se jam i oborrit mbretëror, le të bëjë ADN-në, e thjeshtë fare. Thotë jam si Fan Noli, po ishte i majtë edhe ai. Na le o Gramoz me fol. Partia jote më vrau gjyshin. Mbesën e Beqir Ballukut e ke aty. Mos ki frikë nga fjala. Sali Berishës nuk ia kalon dot me fjalë. Unë them janë 24 mandate të vjedhura. Mos pengo herë tjetër. Po shkoj ndonjëherë në Vjenë dhe të përmend edhe ty. Do të çoj për të dhënë llogari për vrasjet në kodër,”-tha Gjuzi. 

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 9 tetor 2019 edi rama gramoz ruci kujtim gjuzi seanca plenare 9 tetor 2019

Sondazh

Poll