Politike

Rama s’i ndahet prokurorit të Durrësit: Po luajnë sikur të ishte vakti i fundit, se e dinë që s’do kalojnë Vettingun

9 Tetor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Rama s’i ndahet prokurorit të Durrësit: Po luajnë sikur

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij kundër prokurorit të Durrësit, Arian Ndoji dhe të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.

Nga një takim për dhunën kundër grave, Rama se tashmë pasi s’mund të bëjmë një gjumë të qetë pasi gjyqtarët dhe prokurorët që e dinë që nuk do e kalojnë vettingun po luajnë sikur të jetë vakti i fundit.

Ne po jetojmë në një moment shumë jetik për vendin tonë. Nuk është një vend ku mund të bëjmë një gjumë të qetë për të tashmen se kemi procesin e Vettingut që praktikisht po prodhon një situatë pastrimi rrënjësor. Kemi 68  raste që janë jashtë deri tani dhe po flas për nivelet më të larta. Në të njëjtën kohë kemi një sërë prokurorësh dhe gjyqtarësh që janë në vendin e tyre dhe e dinë që nuk do e kalojnë vettingun dhe po luajnë sikur të jetë vakti i fundit dhe duan t’i marrin të gjitha. Kjo situatë ka prodhuar disa problematika. Ka pasur raste kur gratë janë dhunuar dy herë, një herë brenda dyerve të shtëpisë dhe për së dyti nga sistemi i drejtësisë“, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoja edi rama rama mesazh gjyqtareve arjan ndoja edi rama rama mesazh gjyqtareve

Sondazh

Poll