Politike

Greqia ndryshon qëndrim për Shqipërinë: Jemi pro hapjes së negociatave, skenar të tjerë destabilizojnë rajonin

9 Tetor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Greqia ndryshon qëndrim për Shqipërinë: Jemi pro hapjes

GREQI- Minsitri i Punëve të Jashme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis u shpreh sot se vendi i tij është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Minsitri Varvitsiotis është shprehur sot se nuk mund të pranojnë që Maqedonia dhe Shquipëria e Veriut të ndahen në procesin e negociatave.

Për shkak të pranisë së një elementi shqiptar në rajon, zhdukja dhe hapja e bisedimeve të pranimit me vetëm një vend kandidat mund të hapë rrugën për destabilizimin në kufirin tonë verior,” tha Varvitsiotis të mërkurën duke folur në një seancë të Komisionit të Parlamentit për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punëve të Jashtme.

Sipas qëndrimeve të paraqitura nga Ministri i Jashtëm Alternativ, Greqia është në favor të BE-së që miraton fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën evropiane të zgjerimit për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. “Greqia beson se është një mjet i fortë për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin më të gjerë” shtoi më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike greqia pro shqiperise hapja e negociatave me be miltiadis varvitsiotis greqia pro shqiperise hapja e negociatave me be miltiadis varvitsiotis

Sondazh

Poll