Politike

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Po ashtu shtoi se ai nuk do të merret me pengjet, të cilët quan Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, por me pengmarrësin, Edi Ramën.   

10 Qershor 2023, 12:27 Nga I.A
Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se statuti i PD do zbatohet me përpikmëri. Gjatë një bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se problemet më të mëdha të partisë kanë ardhur nga shkelmimi i këtij statuti. Po ashtu shtoi se ai nuk do të merret me pengjet, të cilët quan Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, por me pengmarrësin, Edi Ramën.   

"Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD. Kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje meqë nuk fituam, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim nga anëtarët e PD. Analiza e këtyre zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD-së. Natyrisht paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq: pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Unë nuk merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama. Me shumë kënaqësi mirëpres në PD të gjithë anëtarësinë e saj dhe në këtë kontekst i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet, propozimet e tyre do përfillen dhe nuk ka asnjë pengesë që ne nëpërmjet procedurave statusore të bëjmë zgjidhjet më të mira. E rëndësishme është të ekzistojë vullneti dhe ndjenja e përgjegjësi që çdo demokrat dhe demokrate ka për hapjen dhe konsolidimin e PD-së, jo vetëm ndaj anëtarëve të saj, por ndaj mbështetësve dhe simpatizantëve të saj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll