Aktualitet

Siguroi targat gjermane për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata s'i merr parasysh justifikimet, lë në burg Nikoll Sherrnikun!

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës pretendojnë se targat gjermane të përdorura në makinën e autorëve të krimit janë futur në 2020 në Shqipëri përmes Kosovës nga Nikoll Shërniku, të cilat ia kishte dhënë provizorisht shteti gjerman pasi kishte blerë një mjet.

9 Qershor 2023, 11:28 Nga k.m.
Siguroi targat gjermane për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit,
Nikoll Sherrniku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 28-vjeçarin Nikoll Shërniku, duke mos i marrë parasysh pretendimet e tij se nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturën masakra e Don Boskos, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Pala. Ai akuzohet për "sigurim të kushteve për të kryer vrasje".

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës pretendojnë se targat gjermane të përdorura në makinën e autorëve të krimit janë futur në 2020 në Shqipëri përmes Kosovës nga Nikoll Shërniku, të cilat ia kishte dhënë provizorisht shteti gjerman pasi kishte blerë një mjet.

Dhënia e targave provizore është bërë në mënyrë që Sherniku t’i përdorte ato traget në momentin e transportimit të makinës në Shqipëri ku do i nxirte makinës targa të reja shqiptare. Këto targa janë futur në Shqipëri nga Kosova duke u shënuar në sistemin TIMS, derisa janë përdorur natën e masakrës. Por nga ana e tij, Shërniku, ka pretenduar se targat i ka lënë në ambjentet e Drejtorisë së Transporteve në Lezhë, atje ku edhe kishte marrë më pas targat shqiptare.

Siguroi targat gjermane për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit,
Targat gjermane

Gazetari gjithashtu pretendon Policia pretendon se pas mbarimit të afatit të përdorimit të këtyre targave Nikoll Shërniku, i ka hequr dhe ia ka dhënë anëtarëve të një grupi kriminal që vepron në zonën e Laçit dhe Lezhës. Edhe pse nga burgu, akuzohet se ka ndihmuar lidhur me atentatin e ndodhur që tronditi vendin. Megjithatë nuk bën me dije emra. Por rezulton se shënjestra ka qenë Fatjon Murati, i cili ka qenë i dyshuar për atentatin e përgatitur ndaj Brilant Martinajt (nipi i Ervis Martinajt), Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Nikoll Sherrniku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit ishte zyrtarisht në masën ‘arrest shtëpie’, sepse u vu në pranga si i i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020, për të cilën u akuzua edhe Brilant Martinaj, i cili u vra bashkë me dy shokët e tij në Fushë Krujë në korrik të vitit të shkuar. Por pas arrestimit, Sherrniku, më vonë u lirua dhe u la në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e theu për të shkuar në Shëngjin. Mesa duket është liruar edhe pas ngjarjes së Shëngjinit dhe ka përgatitur gjithçka që i është kërkuar për të sulmuar lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko. Por ende nuk dihet se me porosi të kujt ka ndodhur i gjithë sulmi që la 6 të plagosur dhe i mori jetën punonjëses së pafajshme. 

Çfarë ndodhi dhe pse u vra Mimoza Paja?

Masakra ndodhi më 12 Mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim./Dosja.al

nikoll sherniku masakra e don boskos

Sondazh

Poll