Aktualitet

Pretendonte se dhunohej nga burri, policia zbulon se letrat e publikuara në internet i shkruante një e mitur

Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto dy letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

8 Qershor 2023, 22:00 Nga m.s
Pretendonte se dhunohej nga burri, policia zbulon se letrat e publikuara në
rajoni i policise Gjirokaster

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me një rast që pretendohej për dhunë në familje. Bëhet fjalë për një grua që kërkonte ndihmë përmes dy letrave të publikuara në internet, pasi dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Por pas publimimit të rastit, uniformat blu kanë nisur verifikimet mbi pretendimet që ngrihen në letrat e publikuara. Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto dy letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi nga policia

Në lidhje me 2 letra të postuara ditën e djeshme në rrjetet sociale, përmes të cilave, një shtetase banuese në lagjen “Granicë”, Gjirokastër pretendonte se dhunohet nga bashkëshorti i saj dhe se për këtë shkak kërkonte ndihmën e Policisë, ju bëjmë me dije se: Menjëherë pas publikimit të rastit, shërbimet e Policisë kanë nisur verifikimet mbi pretendimet që ngrihen në letrat e publikuara. Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto 2 letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pretendimet që kjo shtetase ka ngritur në të dyja letrat, janë të pavërteta.

gjirokaster probleme të shëndetit mendor

Sondazh

Poll