Aktualitet

Java përfundon me rritje temperaturash, qielli i pastër nga retë

Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme por nuk do të sjellin reshje.

9 Qershor 2023, 07:17 Nga I.A
Java përfundon me rritje temperaturash, qielli i pastër nga retë
Moti

TIRANË- Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme por nuk do të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 3 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1–2 ballë.

moti sot moti ne shqiperi

Sondazh

Poll