8 Qershor 2023, 21:45
Nga m.s
Sibora Gegani
SPANJË- Një ditë më parë u gjetën eshtrat e 22-vjeçares shqiptare Sibora Gegani, të zhdukur në vitin 2014. Mediat spanjolle shkruanin se eshtrat e Geganit u gjetën në banesën ku ajo kishte jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marcus Gaius Romeo, i cili është edhe vrasësi i saj. Ky i fundit, pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Po ashtu ai ka thënë se kishte përdorur edhe acid, për të zhdukur trupin e saj. Trupi i Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare, u gjet në një apartament në Torremolinos (Málaga) në Spanjë. Të dy së bashku ishin larguar në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe Sibora u zhduk. Nëna e Siborës, Betta Shahini, ka dhënë një intervistë për "Repubblica" duke thënë se ka shpresa që vajza do të kthehet në shtëpi.
“Derisa të më thonë që trupi i pajetë është i Siborës time, shpresoj që të më vijë në shtëpi”, tha Shahini, e cila e zemëruar dhe me lot në sy nuk dëshiron të besojë se nuk i përkasin të bijës eshtrat e gjetura në një qese plastike, brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti. Dyshimi është se Marcus, i cili u arrestua në muajin maj, është vrasës serial pasi akuzohet se ka vrarë edhe një grua tjetër të quajtur Paula. Në dëshminë e tij, Marcus zbuloi se kishte vrarë edhe Siborën ndaj nisën sërish hetimet e u gjetën eshtrat.
Pjesë nga intervista për ‘Reppublica’
Betta: “Ai gjithmonë e mohonte, unë vetë ia bëra pyetjen vite më parë dhe ai më mohoi teksa më shihte në sy. Gjithmonë thoshte se nuk e lëndoi vajzën time. Më kujtohen sytë e tij para 9 vitesh, ai kishte një fytyrë të qetë. Një fytyrë e cila më kujton një tjetër vrasës, Alessandro Impagnetiello”.
Si e morët vesh për viktimën e dytë nga Marcus Romeo?
Betta: "Më paralajmëruan dje në mbrëmje (6 qershor). Tani duhet të presim rezultatin e ADN-së, do të dërgoj timin. Jam shkatërruar, ai njeri po më lëndon aq shumë sa s’mund të përshkruhet. Ai është një përbindësh. Këtë fytyrë të qetë e ka pasur edhe ditën e arrestimit”.
Kur ishte hera e fundit që patë vajzën tuaj?
Betta: “Mbaj mend që një muaj para se të largohej vajza ime donte ta linte, në fakt ajo e kishte shtyrë vërtet dhe më tha se donte që ai të zhdukej. Më pas, megjithatë, si një grua e dashuruar vendosi të shkonte pas tij. Ajo shpresonte të martohej me të, të krijonin së bashku familje. Më përqafoi dhe nuk e kam parë më që atëherë”.
A nuk ju kishte thënë ndonjëherë për qëndrime të dhunshme nga partneri i saj?
Betta: "Jo, jo mua. Miqve të saj, nga ana tjetër, po. Ajo u tha në një telefonatë para se të nisej për në Spanjë. Por ata folën vetëm tani, 13 vjet pas fillimit të kësaj historie të mallkuar".
Që kur u largua për në Spanjë, vajza e saj nuk e telefonoi më kurrë.
Betta: "Ra heshtja. Menjëherë mendova se më kishte vrarë vajzën, bëra denoncim në policinë spanjolle. Ata shkuan në shtëpinë e tij dhe gjetën një krehër, një palë mbathje dhe rrobat e vajzës sime. Por ata nuk bënë asgjë. Unë jam e acaruar me ata policë".
Pse?
Betta: "Sepse ata ndaluan derisa ai përbindësh vrau Paulën. Në vend të kësaj ata mund të kishin shpëtuar gra të tjera. Ndoshta edhe vajzën time. Jeta ime ka qenë një mundim për 9 vjet, vazhdoj të punoj dhe jetoj në Nettuno. Sibora ishte vajza ime e vetme, ajo ishte gëzimi im dhe i të gjithë atyre që e njohën”.
Paula ishte shumë e ngjashme me Siborën.
Betta: "Po, vajzat që ai zgjedh janë të gjitha njësoj: të gjata, të holla, flokë të zeza. Paula dukej si motra e vajzës sime. Ai i zgjedh për karakteristikat e tyre fizike. Të gjitha vajza të bukura dhe me tipare të errëta".
A fole sërish me të?
Betta: "Ai është vrasës, e bën me ndërgjegje. Po ta kisha përballë mund të bëja vrasjen më të tmerrshme. Dhe do ta bëja të vuante. Siç po bën me mua, më ka dhënë një goditje të tmerrshme. Kam zemërim brenda meje. Unë jam një grua që ka mbetur pa asgjë”.
Mendon se ka vrarë gra të tjera?
Betta: "Absolutisht që po, nëse hetuesit vazhdojnë do të zbulojnë trupa të tjerë, ai është i aftë për çdo gjë. Paulën e vrau me 14 plagë me thikë. Trupi tjetër është brenda një muri. Si mund të mendoni se ky është një burrë?".
Sibora ishte 22 vjeç kur u zhduk. Çfarë ëndrrash kishte?
Betta: "Ajo donte të bëhej mësuese dhe ishte modele. E quanin flutura e vogël, sepse ishte gjithmonë e buzëqeshur. Këto 9 vite errësirë kanë fshirë gjithçka rreth saj, madje edhe rrjetet e saj sociale. Dhe ai e bëri atë, padyshim. Ai fshiu vajzën time".
sibora gegani marcus gaius romeo
Aktualitet
8 Qershor 2023, 21:19
m.s
Banoret ne Milot
MILOT- Jemi në Milot pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin debitorë në vitet 2007-2013, vite kur nuk ka patur fa...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 21:06
A.B
Nafte
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra shoqërinë e hidrokarbure...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 21:00
A.B
Fiksi solli me zë dhe figurë, Menduh Feratin i cili shet antibiotikë pa recetë dhe bën injeksione në këtë ambient. Mad...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 20:52
A.B
Vangjush Dako
DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është në izolim n&eum...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 19:55
m.s
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi, Auron Tare ka reaguar në lidhje me një letër të arkeologëve dhe antropologëve amerik...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 19:32
A.B
Gjykata
BRITANI E MADHE- Britaniku Thomas Mithan sipas policisë shqiptare ishte pjesë e grupit të vëzhgimit të biznesmenit Ardian ...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 18:52
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonom...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 18:44
A.B
Baftjar Rusi
DURRËS- Avokati i banorëve që depozituan padi në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte kla...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 18:11
m.s
policia italiane
ITALI- Policia italiane ka goditur një rrjet kinez prostitucioni. Katër masa sigurie dhe një arrestim janë ekzek...
Aktualitet
8 Qershor 2023, 17:53
m.s
foto ilustruese
DHËRMI- Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte d...