Bota

ME VIDEO/ Sulmi në Annecy, vrapon në park me thikën në dorë, momenti kur siriani afrohet drejt një foshnje në karrocë

Në një moment siç shihet edhe në videon më poshtë ai afrohet të qëllojë me thikë një foshnjë në karrocë që mbahet nga një grua, por kjo e fundit shpëton duke vrapuar. 

8 Qershor 2023, 19:09 Nga a.l
ME VIDEO/ Sulmi në Annecy, vrapon në park me thikën në
Sulmi në Francë

FRANCË- Me thikën në dorë duke vrapuar në parkun e qytetit juglindor Anncey në Francë, ky është momenti kur siriani 45-vjeçar sulmon fëmijët dhe kalimtarët. Në një moment siç shihet edhe në videon më poshtë ai afrohet të qëllojë me thikë një foshnjë në karrocë që mbahet nga një grua, por kjo e fundit shpëton duke vrapuar. 

Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të  Francës, Annecy. Mësohet se ngjarja ndodhi në një park pranë liqenit të qytetit, shkruajnë mediat e huaja.   Autori i krimit është një azilkërkues sirian 45-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 45-vjeçari fillimisht është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë. 

sulmi ne france

Sondazh

Poll