Politike

Dhuna ndaj grave/ Rama: S’jam personi i duhur për të folur por burrat dhunues duhen izoluar (VD)

9 Tetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Dhuna ndaj grave/ Rama: S’jam personi i duhur për të folur por

Tiranë-Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin e Dytë Rajonal Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, ka deklaruar se burrat që rrahin gratë do të përfundojnë në qendra rehabilitimi.

Ai theksoi për këtë çështje problematike në vend duhet menduar një sistem riedukues dhe një rrugë të mesme që t’i bëjë burrat të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë. Rama ka premtuar se shumë shpejt do të ketë një ligj i që do të luftojë dhunën ndaj grave.

Unë s’jam personi i duhur për të folur për ate që mendoj se në fakt jam në minorotiet por mendoj që gratë që rrahin burrat, duhet të jetë një e drejtë e njeriut, por sigurisht këto gjera mund të shkojnë shumë larg, por me rëndësi është të shkojmë në një nivel me lartë me kuadrin ligjor dhe instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shpejt do kemi një propozim të rreptë sa i përket dhunuesve e autoriteteve të dhunës në familje.

Bie dakord me të gjitha përpjekjet dhe burimet të cilët janë venë në dispozicion përmes qendrave për trajtimin e grave të dhunuara, duhet te mendojmë edhe për qendrat riedukative për burrat, qe i trajtojnë grate keq. Nëse thjesht e bën dhe i shpëton kësaj për shkak edhe të një sistemi të kalbur drejtesisë, s’duhet të jetë kaq e thjeshtë, e s’duhet të jete e thjesht se burrat që janë subjekt i ligjit janë ata që thjesht denoncohen e në fund janë fajtor. Nuk mjafton thjesht të themi që shko denoncoje në polici. Duhet të jemi një mbështetje direkte, mendoj që edhe burrat që janë të dyshuar se mund të bëjnë një gjë të tillë duhet të largohen nga shtëpia e të izolohen.”, u shpreh ai.

Rama shtoi më tej Shqipëria ka bërë përparime në aspektin e barazisë gjinore duke qenë se sot në qeveri ka më shumë ministre gra, ndërsa në këshillat bashkiakë kam 50% gra.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ndaj grave edi rama dhuna ndaj grave edi rama

Sondazh

Poll