Politike

Rama shpërthen në Kuvend kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve: Do e godasim KÇK-në. Murrizi: I ke dhe deputetë e ministra

9 Tetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Rama shpërthen në Kuvend kundër prokurorëve dhe

TIRANË- Ishte parashikuar një seancë për interpelancën e deputetit Myslim Murrizi me minsitren e Finacave Anila Denaj, por në debate u përfshinë dhe deputetë të tjerë. Ishte një fjalë e gjatë Kryeministrit Edi Rama që solli debate të shumta si nga foltorja dhe nga vendi.

Sipas një rendi dite të miratuar më herët Murrizi dhe Denaj u përplasën me njëri-tjetrin, në lidhje me aksionin anti-informalitet, por dhe për kompaninë “Bankers”. Murrizi kërkoi transperencë nga ministrja për gjobat e vëna bizneseve, duke thënë se nuk po gjobiten të mëdhenjtë, por vetëm të vegjlit.

Nga ana tjetër shefja e Financave u shpreh se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe kontrollet do të vijojnë deri kur të zhduket fare informaliteti. Po ashtu Denaj reagoi dhe për gjobën e falur për “Bankers”, duke thënë se se një gje e tillë nuk ka ndodhur, por thjesht është pezulluar.

Pas përfundimit të këtij debati dhe replikave të deputetëve për ligjin për sektorin minerar në Shqipëri në skenë hyri Edi Rama. Fjalën e tij e nisi me negociatat, duke i sulmuar të gjithë opozitën dhe vet BE-në, dhe nuk hodhi asnjë faj për qeverinë.

Por negociatat që priteshin të zinin një vend në fjalën e tij kaluan në pak minuta dhe më tej nisi sulmi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rama i quajti prokurorët dhe gjyqtarët, si pjesë e një grupi kriminal me emrin KÇK (Kam ç’a të kapësh). Duke bërë shembull prokurorin e Durrësit, Eduart Ndoji. Rama tha se  shumë shpejt do të bëhet një ligj special për ata që ai i quajti pjesë të grupit KÇK.

Por humori nuk kishte si të mungonte dhe në këtë seancë, ku Rama shkëmbeu batuta me deputetët e opozitës dhe veçanërisht me Kujtim Gjuzin. Gjuzi së bashku me Korab Litën ndërhyrin teksa Rama fliste dhe ky i fundit nuk kurseu batutat dhe ironinë me ta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj edi rama interpelance murrizi denaj myslim murrizi seanca plenare 9 tetor 2019 anila denaj edi rama interpelance murrizi denaj myslim murrizi seanca plenare 9 tetor 2019

Sondazh

Poll