Bota

VIDEO e vrasjes së "BATA-s" në Sokolaç, Miroslav Milinkoviç u qëllua në mes të rrugës

Bashkëpunëtor i tij ishte Saša K., i cili nga mediat serbe dyshohet se është person i afërt me të ashtuquajturin klan Skaljar.

8 Qershor 2023, 09:13 Nga k.m.
VIDEO e vrasjes së "BATA-s" në Sokolaç, Miroslav
Miroslav Milinkoviç

SERBI- Miroslav Milinkoviç i njohur si Bata është vrarë sot në një konfrontim mes dy grupeve mafioze në Sokolaç. Me reagimin e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së së Republikës Srpska, dy sulmuesit janë identifikuar dhe arrestuar. Sipas informacioneve jozyrtare, në drejtim të Milinkoviçit është qëlluar nga dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.

Dyshohet se Milinkoviç është qëlluar nga Stefan D., i cili është anëtar i grupit të drogës 'Ognjen Orašanina', i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu. Bashkëpunëtor i tij ishte Saša K., i cili nga mediat serbe dyshohet se është person i afërt me të ashtuquajturin klan Skaljar.

Po ashtu në media kanë dalë edhe PAMJET E VRASJES:


Milinkoviç ishte në fokus të Policisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, pasi dyshohej se në tetor 2020 ai kishte vendosur një bombë nën mjetin e përdorur nga Ognjen Orašanin, i njohur si Oras, i cili është në arrati dhe për të cilin është lëshuar urdhër-arresti. Shpërthimi mendohet se ishte urdhëruar nga kreu i klanit Kavac, Radoje Zvicer dhe Darko Elez.

Megjithatë, bomba nuk u aktivizua sepse u zbulua në kohë dhe u çaktivizua më 17 tetor 2020.

miroslav milinkovic

Sondazh

Poll