Bota

Biden do të presë shefin e NATO-s më 12 qershor, Shtëpia e Bardhë zbulon detaje

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean- Pierre njoftoi se gjatë takimit do të shqyrtohen përgatitjet për samitin dhe mbështetja e aleatëve për luftën në Ukrainë.

8 Qershor 2023, 08:45 Nga f.i
Biden do të presë shefin e NATO-s më 12 qershor, Shtëpia e
Joe Biden dhe Jens Stoltenberg

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë më 12 qershor. Takimi u njoftua nga një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, ku jepen edhe detaje në lidhje me takimin, raportojnë mediat e huaja.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean- Pierre njoftoi se gjatë takimit do të shqyrtohen përgatitjet për samitin dhe mbështetja e aleatëve për luftën në Ukrainë.

"Presidenti Biden dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do të shqyrtojnë përgatitjet për Samitin, duke përfshirë punën për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen e Aleatëve, duke u mbështetur në premtimin e investimeve të mbrojtjes në Samitin e Uellsit 2014 dhe për të thelluar partneritetet e NATO-s. Ata gjithashtu do të diskutojnë mbështetjen e aleatëve për Ukrainën përballë luftës brutale të agresionit të Rusisë,"- thuhet në deklaratën nga zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

joe biden jens stoltenberg

Sondazh

Poll