Bota

Një ditë pas operacionit, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

Po ashtu edhe drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni tha se Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhe i falënderon të gjithë për mesazhet e shumta që i mbërritën menjëherë.

8 Qershor 2023, 08:18 Nga f.i
Një ditë pas operacionit, mjeku tregon gjendjen shëndetësore
Papa Françesku

ITALI- Një ditë pas operacionit të Papa Françeskut në zorrë në spitalin në spitalin Agostino Gemelli në Romë, mësohet se gjendja e tij është e mirë. Mediat italiane raportojnë se sipas kirurgut Sergio Alfieri, i cili kreu operacionin njoftoi Papa është në gjendje të mirë.

“Ati i Shenjtë është mirë, është zgjuar dhe vigjilent”,- tha mjeku.

Selia e Shenjtë shpjegoi se ai iu nënshtrua operacionit nën anestezi të përgjithshme. Po ashtu edhe drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni tha se Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhe i falënderon të gjithë për mesazhet e shumta që i mbërritën menjëherë.

Kjo është hera e dytë që Papa i nënshtrohet një operacioni në zorrë Ai pritet që të qëndrojë në spital për disa ditë.

semuret papa francesku papa francescku

Sondazh

Poll