Bota

Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR/ Kurti: Grupet ekstremiste në Veri kishin granata të Serbisë

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se çfarë granate kanë marrë këto grupe nga Serbia.

7 Qershor 2023, 21:54 Nga a.l
Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR/ Kurti: Grupet ekstremiste në Veri
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 27 maj, grupet ekstremiste në Veri të Kosovës plagosën ushtarë të NATO’s duke përdorur armatim të sjellura nga Serbia. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se çfarë granate kanë marrë këto grupe nga Serbia.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tensionet në veri

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll