Bota

Escobar i kërkoi zgjedhjet para korrikut/ Kurti në France24: Mund të mbahen brenda disa muajve

Për katër kryerarët shqiptarë në komunat veriore, Kurti ka thënë se legjitimiteti i tyre është i ulët, por ka shtuar se nuk është faji i tyre për bojkotin e zgjedhjeve në këto komuna.

7 Qershor 2023, 21:58 Nga a.l
Escobar i kërkoi zgjedhjet para korrikut/ Kurti në France24: Mund
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë sot një intervistë për televizionin France24, ku ka folur për zhvillimet në veri të vendit dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës. Kurti tha se mund të ketë zgjedhje të parakohshme pas disa muajve, vetëm pasi grupet e dhunshme të largohen nga veriu. 

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet së pari të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje”, ka deklaruar kryeminstri.

Gjithashtu kryeministri Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të merret pushteti pa pjesëmarrje në zgjedhje.

“Së pari na duhet një kampanjë e lirë dhe fer, e pastaj zgjedhje të parakohshme. E di që di këta katër kryetarë nuk do të rizgjedhen. Por në Kosovë s’mund ta marrësh pushtetin pa pjesëmarrje në zgjedhje”, ka deklaruar kryeministri.

Për katër kryerarët shqiptarë në komunat veriore, Kurti ka thënë se legjitimiteti i tyre është i ulët, por ka shtuar se nuk është faji i tyre për bojkotin e zgjedhjeve në këto komuna.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhje. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero”, ka thënë tutje ai.

Tensionet në veri

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albin kurti

Sondazh

Poll