Bota

Tensionet në Veri, Vuçiç: Nga data 9 deri më 12 qershor do të bisedojmë me serbët në Kosovë

Vuçiç falënderoi serbët në Kosovë që, sipas tij, në mënyrë paqësore, po luftojnë për të drejtat e tyre.

7 Qershor 2023, 21:15 Nga a.l
Tensionet në Veri, Vuçiç: Nga data 9 deri më 12 qershor
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë publike njoftoi se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, ku do të diskutohet për zhvillimet në veri të vendit dhe tensionet. Vuçiç falënderoi serbët në Kosovë që, sipas tij, në mënyrë paqësore, po luftojnë për të drejtat e tyre.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

aleksander vucic

Sondazh

Poll