Bota

Përplasje mes anëtarëve të 2 klaneve mafioze në Bosnje dhe Hercegovinë, vritet 'BATA', kriminel i njohur nga Policia

Milenkoviç është i njohur për autoritetet policore të Bosnjë-Hercegovinës.

7 Qershor 2023, 20:27 Nga A.B
Përplasje mes anëtarëve të 2 klaneve mafioze në Bosnje
Vendi i krimit

BOSNJE HERCEGOVINË-Miroslav Milinkoviç i njohur ndryshe si Bata u vra ditën e sotme rreth orës 18:00 nga të shtënat me armë zjarri në Sokolac, raporton 'Kurir'.

Stefan D., i cili është anëtar i bandës së drogës 'Ognjena', dyshohet se ka qëlluar Milinkoviçin në një konfrontim në rrugët e Sarajevës. Sipas informacioneve jozyrtare, autori është plagosur rëndë dhe një tjetër anëtar i bandës është plagosur pasi ishte në makinë me të.

Milenkoviç është i njohur edhe për autoritetet policore të Bosnjë-Hercegovinës.

Ai ka qenë i dënuar më parë për krim të organizuar dhe vjedhje makinash. Në vitin 2021, Ministria e Punëve të Brendshme të RS kontrolloi 15 lokacione dhe gjeti shtatë automjete të dyshuara se ishin vjedhur në territorin e BiH dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Objektivat e mafies së makinave ishin kryesisht automjete japoneze dhe franceze./Dosja.al

miroslav milinkovic vrasje ne bosnje hercegovine

Sondazh

Poll