Politike

Jonila Godole: Duhet një analizë për situatën në PD, të mos nxitohemi për kryetarin

Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes, Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri.

7 Qershor 2023, 09:57 Nga I.A
Jonila Godole: Duhet një analizë për situatën në PD,
Jonila Godole

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole ka deklaruar se gjëja më e rëndësishme në PD duhet që të jetë një analizë e përgjithshme. Në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes, Godole tha se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri. Po ashtu, ajo u shpreh se PD duhet që të tregoj që është një parti ndryshe.

“Unë kam prezantuar një propozim se si mund të shkojmë në zgjedhje dhe pika e parë më e rëndësishme ishte analiza. Në PD ka mbaruar analiza e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu që të mos na ndodhë kjo gjë që ndodhi sot. Sot iu thash, kujdes kolegë ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë sot për të zgjedhur dhe filluar votimin për kryetar. Nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe, është një parti e cila mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen thellë, duke shkuar te baza por duke pyetur edhe simpatizantët e PD. Dje vetëm pasi ta kemi këtë mendim të bazës, ti analizojmë, të nxjerrim disa mësime, ca nuk shkon me PD që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta. Unë e jam shumë e sigurt që ka edhe 700 mijë të tjerë që do të donin ta votonin PD, por me një lidership të ri. Çfarë do të thotë lidership i ri. Një lidership i cili del nga analiza, nga votimet me një zgjedhje transparente. Unë propozova një analizë të thelluar dhe një nisje të procesit se si do bëhej kjo analizë me një grup pune ku do ishin të përfshirë, anëtarë të kryesisë, deputetë dh ekspertë të pavarur të jashtëm që të ishim shumë objektiv, te sëmundja, kush është diagnoza, nga se vuan PD dhe pastaj të niste procesi i votimeve, strukturat dhe pastaj gara për kryetar”, tha Godole.

jonila godole pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll