Politike

Sherr në PS, Rama braktis mbledhjen për drejtorët e rinj, Stërkaj “luftë” me Senida Mesin (FOTOT)

8 Tetor 2019, 09:15 Nga DOSJA
Sherr në PS, Rama braktis mbledhjen për drejtorët e rinj,

TIRANË- Për të dytën herë radhazi, kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste ka mbledhur pasditen e djeshme koordinatorët e qarkut Shkodër, ku pritej të diskutohej lidhur me emrat që do të vendosen si drejtorë në këtë qark.

Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Shkodra është e vetmja bashki në vend që drejtohet nga PD dhe Voltana Ademi. Kjo pas përjashtimit të Valdrin Pjetrit nga PS dhe strukturat, pasi PD publikoi dokumentet që e akuzon si të dënuar në Itali. Pas largimit të Pjetrit, Rama kërkoi që të gjithë drejtorët në Shkodër të japing dorëheqjen, dhe kjo duket se është arsyeja e këtij konflikti brenda socialistëve. Për gati 2 muaj, socialistët nuk bien dakord për emrat e drejtorëve të rinj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, e Paulin Stërkaj, ka patur debate për emrat e propozuar.

Ka qenë Paulin Stërkaj që nuk ka pranuar që në Shkodër të emërohen drejtorë emrat e propozuar nga Mesi.

Në këtë situatë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka dashur që të jetë më prezentë. Ai është larguar dhe iu ka kërkuar të vazhdojnë vetë bisedimet. Teksa doli nga selia rozë, ai qeshi para gazetarëve, por nuk dha shpjegime lidhur me këto diskutime.

S’dihet arsyeja e kundërshtisë së Stërkajt ndaj emrave të Mesit, por duket se fuqia që Rama dhe PS i kanë deleguar ish-zv.kryeministres ka xhelozuar jo pak emra në PS.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorëhiqen 7 drejtorët në shkodër paulin sterkaj senida mesi sherr ne ps dorëhiqen 7 drejtorët në shkodër paulin sterkaj senida mesi sherr ne ps

Sondazh

Poll