Bota

Parlamenti bullgar miraton qeverinë pro-evropiane

Në maj, Gabriel i ngarkuar nga partia konservatore GERB për të udhëhequr negociatat së bashku me koalicionin PP-DB njoftuan një qeveri për ndarjen e pushtetit me kryeministra të rradhës.

6 Qershor 2023, 20:16 Nga a.l
Parlamenti bullgar miraton qeverinë pro-evropiane
Parlamenti i Bullgarisë

BULLGARI- Kabineti i ri teknokrat u zgjodh nga Asambleja Kombëtare e Bullgarisë me 240 vende, duke siguruar një shumicë prej 132 votash. Ish-ministri i arsimit dhe studiuesi Nikolai Denkov i koalicionit PP-DB do të qeverisë si kryeministër për nëntë muaj, përpara se ish-komisionerja e BE-së për inovacionin Mariya Gabriel të marrë detyrën si pjesë e një rotacioni.

Në maj, Gabriel i ngarkuar nga partia konservatore GERB për të udhëhequr negociatat së bashku me koalicionin PP-DB njoftuan një qeveri për ndarjen e pushtetit me kryeministra të rradhës.

Gabriel, e cila kohët e fundit dha dorëheqjen nga posti i saj në Bruksel, do të mbajë portofolin e Punëve të Jashtme nën drejtimin e 60-vjeçarit Denkov, përpara se të merrte postin e kryeministrit në mars 2024. Vendi më i varfër i Bashkimit Evropian është rrënuar nga paqëndrueshmëria politike dhe është udhëhequr nga qeveritë e përkohshme gjatë dy viteve të fundit, shkruajnë mediat e huaja. 

Bullgaria nuk ka pasur kurrë më parë një kryeministër me rotacion, por kompromisi ishte opsioni i vetëm i mbetur për një kabinet.

bullgari

Sondazh

Poll